FC Shkupi vazhdon për tu përgatitur për ndeshjet e Kupave të Europës, ndërsa drejtuesit po punojnë për të sjell edhe përforcime të reja para aventurës së katërt me radhë evropiane.
Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare, burimet e televizionit Shenja mësojnë se Shkupi ka arritur marrëveshje me futbollistin shqiptar nga Kosova, Bujar Shabanin.
Bëhet fjalë për futbollist që në fushë mbulon pjesën e mesfushës defanzive.
Shabani te Shkupi vjen nga Drita, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Feronikelin, Skënderbeun dhe Ferizajn.
Lojtari është larguar nga Drita, pas disa sezonesh, ku arriti suksese të mëdha, duke fituar çdo trofe të mundshëm.