Te Vllaznia situata nuk është shumë e qetë sa i përket merkatos, duke qenë se shkodranët rrezikojnë t’iu prishet grupi i ndërtuar në sezonin e kaluar.
Madje, ditën e sotme, kuqeblutë kanë zyrtarizuar edhe largimet e Herald Markut e Aleksandar Isaevskit. Të dy futbollistët ishin përfolur prej ditësh se nuk do të ishin më pjesë e Vllaznisë dhe kështu ka ndodhur.
Nëse për Markun tashmë është bërë e ditur se do të firmosë për Partizanin, mbetet për t’u parë cili do të jetë destinacioni i radhës për Isaevskin, nëse do të qëndrojë në Superiore apo do të vijojë karrierën si më parë, larg Shqipërisë.
“Vllaznia njofton përfundimin e kontratës me futbollistët Aleksandar Isaevski dhe Herald Marku. KF Vllaznia i falënderon ata për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe iu uron shumë suksese në karrierën e tyre sportive”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.