Vladimir Petkoviq ishte i zhgënjyer me paraqitjen ekipit të tij në humbjen ndaj Italisë.
“Ne kemi luajtur kundër një Italie shumë të fortë. Unë thashë dje se Italia nuk vjen nga loja me Turqinë, ata vijnë nga një shteg prej 29 ndeshjeve radhazi të pamposhtur, me lojtarë që kanë cilësi të shkëlqyeshme”, tha strategu boshnjak në një konferencë për shtyp, transmeton KK.
“Nëse ata vazhdojnë kështu, ata kanë një shans të përfundojnë në katër të parët”.
Petkoviq vuri në dukje se lojtarët e tij bënë gabime të dukshme kundër një Italie të pamëshirshme, shkruan Football Italia.
“Të gjithë bënë gabime, nuk ishte një ndeshje në 100 për qindëshin tonë. Nëse do të kishim qenë, do të kishte qenë ndryshe”.
“Italia vrapoi gjashtë kilometra më shumë se ne, është një fakt fizik dhe mendor. Ata kanë udhëtuar me një ritëm të lartë, këtu e bënë ndryshimin”, përfundoi trajneri i Zvicrës.
Të mërkurën, Zvicra u mposht me rezultat 3 me 0, nga Italia.