Tashmë është zyrtare, Albion Marku rikthehet në Kroaci, te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.
Mbrojtësit të djathtë i përfundoi huazimi te skuadra e Laçit dhe për këtë arsye tashmë do të vazhdojë karrierën te Lokomotiva, klub që zotëron edhe kartonin e futbollistit.
Klubi kroat pritet t’i japë mundësi dhe besim lojtarit 20-vjeçar në kampionatin e ardhshëm, pasi mendojnë se i ka aftësitë për t’u rritur akoma edhe më shumë.
Djaloshi nga Mirdita bëri shumë mirë te Laçi, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm, teksa falë paraqitjeve të shkëlqyera me kurbinasit u ftua nga Kombëtarja Shpresa, aty ku gjithashtu ishte titullar.