Llapi pretendon të jetë sa më i fortë për sfidën me Shkupin, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Conference League në futboll.
Ata përforcohen me futbollistin Ardi Shala.
"Golashënuesi më i mirë i Ulpianës nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin!
Mesfushori i qendrës, 24 vjeçari prishtinas, Ardi Shala ka nënshkruar kontratë 3- vjeçare me Llapin. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës,
Ardi Shala është bashkuar me pjesën tjetër në përgatitjet për garat evropiane.
Ardi Shala, 24 vjeç, i lindur më 4 prill 1997 në Prishtinë. Është mesfushor i qendrës, luan edhe në pozitat e mesfushorit defanziv dhe ofanziv.
Ai ishte ndër futbollistët më meritorë që Ulpiana u inkuadrua në Superligë, të cilëve u ndihmoj me 9 gola dhe 6 asistime”, njofton KF Llapi.