Lamtumirë Real, njeriu që fitoi gjithçka

Futboll

Lamtumirë Real, njeriu që fitoi gjithçka

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:25
Lamtumirë Real, njeriu që fitoi gjithçka

Mer fund “dashuria e përjetshme” mes Sergio Ramos dhe Realit të Madridit.

Pas 16 viteve, spanjolli ka deklaruar largimin nga skuadra ku nisi gjithçka. Mbrojtësi qendror duket se do të shpjegojë arsyen e largimit ditën e sotme në një konferencë për shtyp, sëbashku me presidentin Fiorentino Perez.

Lajmin e ka bërë te ditur vetë faqja zyrtare e Realit të Madridit me një komunikatë zyrtare ku shkruhet:

“Real Madrid njofton se nesër, ditën e enjte, më datë 17 qershor, ora 12:30 do të ketë një akt mirënjohje dhe lamtumire nga kapiteni jonë Sergio Ramos, së bashku me prezencën e Fiorentino Perez. Më pas Sergio Ramos do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat