Në 15 ndeshjet e zhvilluara në “EURO 2020”, lista e golashënuesve është e dominuar nga sulmuesit e kampionatit Italian.
Nëse përjashtohen autogolat, 14 nga 31 golat në përgjthësi të shënuara deri më tani në “EURO 2020”, janë realizuar nga futbollistët që paraqiten në skuadrat e Seria A, ose 45 për qind nga numri i pëgjithshëm i golave.
Listës i prijnë Cristano Ronaldo dhe Romelu Lukaku me nga dy gola të shënuar.
Kjo statistikë është edhe për shkak të formës së lartë që po tregon Kombëtarja e Italisë që ka realizuar gjashtë gola në dy ndeshjet e para.