E ardhmja e Merih Demiral vazhdon të jetë në pikëpyetje te Juventusi.
Mbrojtësi është i pakënaqur me minutazhin që ju rezervua sezonin e kaluar dhe për këtë, pavarësisht rikthimit të trajnerit Allegri në stol, turku ka kërkuar largimin nga “Zonja e vjetër”.
Sipas mediave italiane, 23-vjeçari mund t’i bashkohet Fabio Paraticit, i cili pas largimit pikërisht nga Juventusi, pranoi ofertën e Tottenahmit si drejtori i ri sportiv i Spurs-ave.
Por anglezët nuk janë të vetmit që interesohen për futbollistin, pasi në garë janë edhe Atalanta dhe Everton.