Ndeshja më e bukur në karrierë?

Futboll

Ndeshja më e bukur në karrierë?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:55
Ndeshja më e bukur në karrierë?

Altin Lala është një nga më të vlerësuarit për atë çka ka dhënë në kombëtare, teksa bënte ligjin në mesfushë. Ish-futbollistinsë fundmi ka folur për emisionin Euromania, ku thekson se në ndeshjen ndaj Greqisë në vitin 2004, kishte një energji të paparë dhe se kur kishte mbaruar ndeshja, i dukej sikur nuk kishte luajtur fare.

“Ndeshja më e bukur në karrierë?: Do të veçoja ndeshjet me Greqinë, pasi isha si i mpire nga presioni i madh. Kisha energji të paparë që nuk më ka ndodhur ndonjëherë.

Kishte shumë njerëz që besonin se do të fitonim kandër kampiones së Europës. Filloi dhe mbaroi ndeshja dhe mu duk sikur s’kisha luajtur asnjë minutë. Ishte ndeshje me shumë energji. Goli ndaj Rusisë ishte i bukur në Shkodër, kemi pas një grup të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës. Ajo ndeshje është kripa te gjella.

E ardhmja? Unë jam me zemër pjesë e kuqezinjve, pavarësisht se kam marrë pasaportë gjermane. Nuk kam ambicie për trajner pasi është punë e vështirë, duhet të jem më i lirë. Të jesh trajner duhet të jetosh me problemet e skuadrës.
Milot Rashica? Po presim kemi disa opsione dhe do të shohim shumë shpejt për dy javë të ardhmen e Rashicës.

Hanoveri? Presidenti është i njëjti dhe shkoj shpesh në stadium. Kam dhe 3 lojtarë që i menaxhoj aty, por gjithmonë mbaj distancë. Kjo është pjesa ime për momentin”, u shpreh Lala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat