Buffon firmos

Futboll

Buffon firmos

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 13:32
Buffon firmos

Klubi italian, Parma, para pak çastesh ka zyrtarizuar rikthimin e portierit, Gianluigi Buffon. Parma ka nënshkruar 2 vite kontratë më portierin italian.

43-vjeçari u largua nga Juventusi pas dy sezonesh si zevendeues i Ëojciech Szczesny dhe kthehet tek klubi i fëmijërisë, aty ku e filloi karrierën 26 vite më parë.

Buffon u largua nga Parma në korrik të vitit 2001, e që pas 20 viteve është rikthyer përsëri.

Italiani fitoi Coppa Italia, Supercoppa Italiana dhe Kupën UEFA gjatë magjisë së tij të parë me Crociati.

Fituesi i Kupës së Botës në 2006 ka arritur të fitojë 10 Scudetto me Juventus dhe një titull në Ligue 1 gjatë sezonit të tij me Paris Saint-Germain në 2018-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat