Iku nga Vllaznia!
Aleksandër Isaevski mbylli aventurën me Vllazninë, por pritet të qëndrojë në Kategorinë Superiore.
Mbrojtësi maqedonas kishte një marrëveshje në parim me Dinamon, por ditën e sotme ka pasur një takim me drejtorin e Kukësit, Pero Pejiç. Burim për gazetën tregojnë se Pejiç e ka bindur mbrojtësin për të veshur fanellën e Kukësit.
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, ku do të mësohet edhe zyrtaroshjt e ardhmja e Isaevskit, i cili në sezonin e fundit zhvilloi paraqitje të shkëlqyera me Vllazninë.