I treti që braktis Vllazninë

Futboll

I treti që braktis Vllazninë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:09
I treti që braktis Vllazninë

Te Vllaznia ka ardhur ditën e sotme edhe largimi i tretë pas Markut dhe Isaevskit. Fjala është për Demir Imerin, teksa vetë sulmuesi anësor nëpërmjet një reagimi thekson se e ka mbyllur aventurën e tij me kuqeblutë. Sakaq, në fjalët përshëndetëse të Demirit për Vllazninë bie në sy fakti se ai është krenar që ka qenë pjesë e skuadrës.

Reagimi i Imerit:

“Të nderuar qytetarë të Shkodrës, staf i klubit, shokë skuadre dhe mbi të gjitha shumë të respektuar tifozë të ekipit të zemrës; në suksese, në dështime, në lodhje, në lëvdata e në emocionet më të zjarrta të karrierës ; JU FALIMINDEROJ pafund për vitin më me emocion të karrierës sime!

Do të mbeteni padyshim një nga kujtimet më të bukura! Njëkohësisht ju jam mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë dhe bujare shkodrane. Shpresoj të takohemi në të mira dhe suksese të Vllaznisë së madhe!

Jam krenare që isha pjesë e kësaj familje. Mirë u takofshim djepi i futbollit shqiptar dhe ju shkodran të nderuar. Me shumë dashuri për JU, i juaji Demir Imeri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat