Keylor Navas do të përballet me probleme.
Kjo pasi ish-portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma do të vazhdojë karrierën në Paris Saint Germain, ku është transferuar si lojtar i lirë.
Mirëpo, sipas La Gazzetta dello Sport, portieri i tanishëm i PSG-së, Keylor Navas nuk e ka marrë mirë lajmin për transferimin e tij, transmeton lajmi.net.
Kjo pasi me ardhjen e Donnarummas, ai do të ketë konkurrencë të madhe dhe madje mund të mbetet si portier i dytë, gjë që nuk e dëshiron.
Sipas gazetës, mesazhet e zbuluara në rrjetet sociale të Navasit zbulojnë që ai nuk e ka pritur mirë ardhjen e italianit.