Anësori spanjoll Pablo Sarabia foli në një konferencë shtypi para ndeshjes kundër Polonisë, duke komentuar edhe kritikat e tij ndaj Alvaro Morata pas barazimit 0-0 kundër Suedisë:
“Përgjegjësia është e të gjithëve, si e sulmuesve ashtu edhe mbrojtësve.
Pasi të gjithë i provojmë të dyja fazat, për të sulmuar dhe për të mbrojtur. Morata ka bërë një përpjekje të madhe mbrojtëse, ai duhet të admirohet për këtë.
Unë e njoh atë mirë, është një lojtar i shkëlqyeshëm. Statistikat tregojnë se ai është një nga më të mirët në Evropë, ndikimi i tij ndërkombëtar dhe te golat e vërteton.
Alvaro është i fortë dhe ai ka më shumë dëshirë se kurrë për të shënuar në ndeshjen tjetër”.