Kombëtarja e Ukrainës ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Pas humbjes nga Holanda, të përzgjedhurit e Andriy Shevchenkos kanë mposhtur Maqedoninë e Veriut.
Ndeshja e zhvilluar sot në Bukuresht të Rumanisë, përfundoi me rezultatin 2-1.
Andriy Yarmolenko dhe Roman Yarmechuk shënuan golat e fitores për ukrainasit, kurse golin e vetëm për maqedoninë e shënoi futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski.
Alioski dhe Visar Musliu ishin dy futbollistët shqiptarë që luajtën tërë ndeshjen. Enis Bardhi luajti për 77 minuta, kurse Arijan Ademi për 85 minuta.