Futbollisti më përvojë, Liridon Leci, largohet nga skuadra e Llapit të Podujeva, fitues i Kupës së Kosovës. Lajmin bëhet i ditur nga klubi llapjan.
“Liridon Leci përfundon kontratën me ne!
Kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të majtë, Liridon Leci. Ndarja me Lecin ka ardhur në mënyrë shumë profesionale dhe me marrëveshje kemi vendosur ta mbyllim bashkëpunimin.
Skuadra nuk e pati ndihmën e tij gjatë edicionit paraprak shkak i një lëndimi të pësuar (rupturë e ligamentit) në ndeshjen kontrolluese ndaj
Skënderbeut dhe si rrjedhojë e kësaj ai humbi pjesën më të madhe të ndeshjeve.
Lecin e falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim!”, njofton KF Llapi.