(E plotësuar) - Pas Italisë dhe Belgjikës, edhe Holanda siguron kualifikimin në të tetën e finales së Kampionatit Evropian.
‘Tulipanët’ shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Austrisë, në takimin e xhiros së dytë të grupit C.
Golat i shënuan: Depay (11’-nga penalltia) dhe Dumfries (67’).

Holanda tregoi lojë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj triumfuan ndaj austriakëve.
Holanda udhëheq në grup me 6 pikë, duke lënë pas Ukrainën me 3, Austrinë 3 dhe Maqedoninë e Veriut me 3 pikë.

Me 21 qershor takohen: Maqedonia e Veriut - Holanda (18.00) dhe Ukraina - Austria (18.00).
Rezultatet
Grupi C
Holanda – Austria 2:0
Ukraina-Maqedonia e Veriut 2:1
Tabela
1. Holanda 2 0 0 5:2 6
2. Ukraina 2 1 0 1 4:4 3
3. Austria 2 1 0 1 3:3 3
4. Maqedonia e Veriut 2 0 0 2 2:5 0
Holanda – Austria 2:0
Stadiumi "Johan Cruijff Arena" në Amsterdam.
Gjyqtar: O. Grifeld (Izraeli).
Shënues: Depay (11’-nga penalltia), Dumfries (67’).
Kartona të verdhë: de Roon - Bachmann, Alaba.
Holanda: Stekelenburg, de Ligt, de Vrij, Blind (Ake 64’), Dumfries, van Aanholt (Wijndal 65’), de Roon (Gravenberch 74’), F. de Jong, Wijnaldum, Weghorst (Malen 64’) dhe Depay (de Jong 82’).
Austria: Bachmann, Dragoviq (Lienhart 84’), Alaba, Hinteregger, Lainer, Laimer (Grillitsch 62’), X. Schlager (Onisiwo 84’), Ulmer, Baumgartner (Lazaro 70’), Sabitzer dhe Gregoritsch (Kalajdzic 61’).
68' 2:0 për Holandën. Dumfries është shënues.
48' Holanda po tregon lojë të mirë.
Holanda në epërsi me 1:0 ndaj Holandës.
Holanda me fitoren shkon më tej.
40′ E pabesueshme ajo që humbet përsëri Memfis Depaj. Sulmuesi holandez me portën të boshatisur nuk ka arritur të realizojë golin e dytë për Holandën dhe personal për të.
11′ GOOOOOOOOL HOLANDA 1-0! Memfis Depaj realizon me penallti pas fitimit të këtij 11-metërshi nga Dumfrajs dhe arbitri e akordoi vetëm pasi e pa me VAR.