Ferizaj vazhdon me përforcime e me synime të qarta, që të kompletohet në të gjitha repartet dhe të luftojnë që të rikthehen në elitën e futbollit të Kosovës.
Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, zotohet se do të bëjë më të mirën për kolektivin dhe të kthejë në binarët si i ka hije një qytetit siç është Ferizaj.
“Albion Kurtaj dhe Ardian Selimi transferohen në Ferizaj.
Sot në ambientet e klubit në prani të bordit të klubit janë prezantuar dy transferet më të reja në klub.
Ardian Selimi rikthehet ne Ferizaj pas 5 vitesh, ai së fundi ishte pjesë e KF Vitisë, pozita e Ardianit është mesfushor qendrore, Selimi edhe ne te kaluarën ka qenë pjesë e jona ku pati paraqitje te mira.
Albion Kurtaj përkundër shumë ofertave ai zgjodhi Ferizajn, talenti nga Kaçaniku do të jetë pjesë e jona për sezonin 2021/2022, Sulmuesi
Kurtaj se fundi ishte pjesë e KF Vitisë ku pati paraqitje mjaft të mira.
Klub jonë iu uron suksese Ardianit dhe Albionit duke ju dëshiruar suksese me klubin tonë”, njofton KF Ferizaj.