Fitor Rexhepi përfundimisht është larguar nga Vardari. Talenti kumanovar ka marrë dokumentacionin e nevojshëm nga klubi dhe tani është një lojtar i lirë.
Mesfushori 21 vjecar vitet e fundit ishte pjesë e kuqezinjve nga Shkupi, duke qenë edhe titullar në skuadër.
Ai ka vendosur të largohet, pasi Vardari ra nga liga e parë dhe gjendet në krizë të thellë financiare.
Tani për shërbimet e tij e tij ka interesime nga klube kroate dhe austriake.
Në ditët në vijim pritet të shohim se në cilën skuadër do ta vazhdoj karrierën Fitor Rexhepi/