Pele dëshiron që Neymar të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit.
Neymar realizoi golin e 68 në karrierë për Brazilin në fitoren 4-0 ndaj Perusë dhe i është afruar edhe më shumë rekordit të Peles.
Legjenda e Brazilit dhe Botës përgjithësi, numëron 77 gola, shifra të arritshme këto duke parë moshën e Neymar dhe Pele shpreson që ylli i PSG-së t’ia dalë.
“Sa herë e shoh këtë djalosh, ai është duke qeshur. Është e pamundur që të mos qeshësh edhe ti”, shkroi Pele.