Si çdo klub tjetër edhe Ferizaj synon të organizohen sa më mirë dhe zotohen se do të bëjnë më të mirën e mundshme.
“Organizimi i mirë i klubit tonë ka filluar të shihet, kryetari i klubit dhe bordi kanë mirëpritur ish-futbollistin e skuadrës sonë, Rrystem Mustafa i cili gjendet në Gjermani.
Rrystemi vizitoi stadiumin dhe ambientet e klubit duke i dëshiruar suksese klubit tonë, dhe duke i uruar kryetarit dhe aksionarëve te ri punë të mbarë dhe të suksesshme me klub.
Gjithashtu u zotua se do të kemi bashkëpunim në të ardhmën në aspektin e këmbimit të përvojave të sferës së futbollit.
Në emër tim si kryetar (Lulzim Abazi) dhe të bordit drejtues e falënderova për vizitën qe na i bëri Rrystemi, duke i deshiruar shendet ne jetë”, njofton KF Ferizaj.