Pritet ribashkimi me Niko Kovac!
Pasi mbylli aventurën me Bayern Munich pas 10 vjetësh, Jerome Boateng është një lojtar i lirë dhe mund ta vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1, te skuadra e Monacos.
Klubi nga principata këtë merkato vere do të synojë të përforcojë repartin e prapavijës dhe 32-vjeçari është i preferuari i trajnerit Niko Kovaç, i cili e ka stërvitur futbollistin në kohën kur drejtonte klubin bavarez.
Numri një i stolit francez ka nisur personalisht bisedimet me lojtarin për ta bindur atë të pranojë transferimin në kampionatin francez.