Pol Lirola rikthehet te Fiorentina pas përfundimit të huazimit te francezët e Marseille.
Por me shumë mundësi futbollisti nuk do të qëndrojë gjatë në Toskanë pasi për 23-vjeçarin ka shfaqur interes Atalanta.
Trajneri Gian Piero Gasperini kërkon të përforcojë repartin e prapavijës dhe Pol Lirola spanjolli duket alternativa e duhur. Por për të arritur te kartoni i mbrojtësit, Atalanta më parë duhet të mposhtë konkurencën e Marseille, që për ta rimarrë lojtarin është gati t’i ofrojë klubit vjollcë 11 milionë euro.
Për momentin drejtuesit e Fiorentinës kanë kërkuar kohë për të ardhmen e lojtarit, pasi më parë duhet të mbyllin çështjen e zgjedhjes së trajnerit të ri.