Manchester City do të tentojë ta transferojë Joao Felixitin gjatë afatit kalimtar të verës, në rast se dështojnë ta transferojnë Harry Kanen ose Erling Haalandin.
“Eurosport” shkruan se pjesë e marrëveshjes mund të jetë edhe portugezi i Cityt, Bernardo Silva.
Bernardo Silva / Manchester City.
Në vitin 2019, Felix u transferua tek Atletico Madridi nga Benfica për 127 milionë euro.
21-vjeçari deri më tani ka shënuar 19 gola dhe 9 asistime në 76 paraqitje.
Ndryshe, sulmuesi portugez ka kontratë të vlefshme me klubin spanjoll deri më 30 qershor 2026.