Kroacia është në presion të rezultatit sepse përveç fitores çdo rezultat tjetër është sikur humbje.
Nënkampioni i botës sot (18.00) takohet me Republikën e Çekisë në kuadër të grupit D të Kampionatit Evropian.
Selektori kroat Zlatko Daliç është optimist para duelit me Republikën Çeke.
Kombëtarja e Kroacisë humbi nga Anglia në “Wembley”, me rezultat 1:0, ndërsa Republika Çeke e mundi me 2:0 Skocinë.
"Çdo humbje është e vështirë për të gjithë dhe lë pasoja. Ne e dimë që gjithçka është në duart tona, atmosfera është e mirë. Unë jam optimist.
Ne duhet të luajmë në mënyrë më sulmuese. Djemtë janë të vetëdijshëm se ne duhet të fitojmë. Unë nuk shoh një problem me atë çështje, ne jemi të motivuar dhe të përgatitur maksimalisht", - tha Daliç.
Ndeshja mes Republikës Çeke dhe asaj kroate luhet sot në Glasgou me fillim nga ora 18:00.