Klubi i La Liga-s prezanton ish-trajnerin e kombëtares së Spanjës

Futboll

Klubi i La Liga-s prezanton ish-trajnerin e kombëtares së Spanjës

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:16
Klubi i La Liga-s prezanton ish-trajnerin e kombëtares së Spanjës

Ish-trajneri i kombëtares së Spanjës, Robert Moreno është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Granadës.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i La Liga-s me anë të një komunikate zyrtare se kanë emëruar në pankinë ish-trajnerin e kombëtares “La Roja” ku ka firmosur një kontratë dy-vjeçare.

Moreno ka qenë trajner i Spanjës nga qershori i vitit 2020 deri në nëntor 2020 ku zhvilloi 6 ndeshje.

Gjithashtu tekniku 43-vjeçar ka stërvitur dhe skuadrën e Monakos gjatë sezonit futbollistik 2019/2020, ku ishte në krye të ekipit nga Principata prej 13 ndeshjesh.

Eksperienca si zëvendëstrajner ai ka patur edhe me klube të mëdha si Barcelona nga viti 2014 deri në 2017.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat