Befasi, Sergio Ramos në bisedime me Milan

Futboll

Befasi, Sergio Ramos në bisedime me Milan

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:23
Sergio Ramos

Mbrojtësi Sergio Ramos është në bisedime me AC Milan.

Sipas “El Chiringuito”, Ramos është në bisedime me skuadrën e Milan.

Mbrojtësi nuk e vazhdoi kontratën me Real Madridin, dhe tani është futbollist i lirë.

Interesim për 35-vjeçarin, kanë shfaqur: PSG, Man Utd, Man City dhe së fundmi Milan që po shikojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Ramos u largua nga “Los Blancos”, pas 16 vitesh ku fitoi shumë trofe të rëndësishëm. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat