Kroacia do të synojë që ta regjistrojë fitoren e parë të Kampionatit Evropian Euro 2020, ku do të zhvillojë sot ndeshje kundër Republikës së Çekisë, në stadiumin “Hampden Park”, të Glasgow të Skocisë.
Kroatët rikthehen në këtë ndeshje nga humbja në xhiron e parë kundër Anglisë me rezultat 1:0, kurse Çekia rikthehet nga fitorja 2:0 kundër Skocisë.
Tanimë kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të ndeshjes, dhe të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet e tyre startuese.
Formacionet zyrtare të Kroacisë dhe Republikës së Çekisë i gjeni më poshtë.
Kroacia (4-2-3-1): Livakovic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Modric, Kovacicl; Perisic, Kramaric, Brekalo; Rebic
Republika e Çekisë (4-2-3-1): Vaclik; Boril, Celustka, Kalas, Coufal; Soucek, Holes; Jankto, Darida, Masopust; Schick
Grupi D
18:00 Kroacia - Republika e Çekisë (Stadiumi Hampden Park-Glasgow)