(E plotësuar) - Kombëtarja e Kroacisë nuk e gjen fitoren edhe në xhiron e dytë të Grupit D të Kampionatit Evropian.
Ndeshja mes Kroacisë dhe Çekisë përfundoi pa fitues (1:1), e cila u zhvillua në stadiumin në Glasgou.
Për Çekinë pikë e madhe, ndërsa kroatët mundësinë e fundit për kualifikim e shohin në përballje me Skocinë.
Republika e Çekisë ka luajtur më mirë në pjesën e parë të takimit.
Çekia avancoi përmes penalltisë. Në minutën e 34-të, Llovren shkakton penallti, pasi që e goditi me bërryl një lojtar rival.
Gjyqtari pasi e shikoi sistemin VAR akordon penallti për Çekinë. Kroatët protestojnë, nuk pajtohen me vendimin por e kot.
Futbollisti Patrik Schik u tregua i saktë nga penalltia, 0:1 në minutën e 36-të.
Futbollisti Ante Rebiç në minutën e 39-të, del i vetmuar dhe në vend të portës gjuan jashtë saj, huq një rast ideal.
Në pjesën e dytë, Kroacia u tregua më e gjallë.
Në minutën e 48-të, Ivan Perishiç me vetëmohim të pashoq futet në 16-sh, me goditje të fortë e në këndin e epërm të majtë, mposht portierin Vaclik, 1:1
Zëvendësuesi Vllashiç në minutën e 73-të, nga rreth 12-13 metra i pafat, gjuajtja e tij shkon jashtë portës.
Petkoviç shpërdoron një rast të mirë në minutën e 89-të, fat i madh për çekët.
Ndeshja përfundon pa fitues. Nënkampioni i botës, Kroacia, dështon në përballje me çekët, një barazim zhgënjyes.
Në grupin D, Çekia kryeson me 4 pikë, pasojnë Anglia 3 (një ndeshje më pak), Kroacia 1 dhe Skocia 0 (një ndeshje me pak).
Me 22 qershor Kroacia takohet me Skocinë (21.00) dhe Çekia me Anglinë (21.00).
Kroacia – Republika e Çekisë 1:1
Stadiumi "Hampden Park" në Glasgou.
Gjyqtar: C. del Cerro (Spanja).
Shënues: Perishiç (47’)- Schik (36’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Llovren – Masopust, Borol.
Kroacia: Livakoviç, Vrsaljko, Llovren, Vida, Gvardiol, Modriç, Kovaçiç (Brozoviç 87’), Brekalo (Ivanusec 46’), Kramariç (Vllashiç 62’), Perishiç dhe Rebiç (Petkoviç 46’).
Republika e Çekisë: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Holes (Kral 63’), Soucek, Masopust (Hlozek 63’), Darida (Barak 87’), Jankto (Sevcik 74’) dhe Schick (Krmencik 75’).
86' Nuk ka ndryshim rezultati. Ndeshja po shkon drejt barazimit.
83' Kroaci - Çeki, 1:1.
\ 79' Me 22 qershor Kroacia takohet me Skocinë (21.00) dhe Çekia me Anglinë (21.00).
77’ Ndeshja po shkon drejt fundit, lojë shumë e mirë.
Kroacia – Republika e Çekisë 1:1
Stadiumi "Hampden Park" në Glasgou.
Gjyqtar: C. del Cerro (Spanja).
Shënues: Perishiç (47’)- Schik (36’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Llovren - Masopust.
Kroacia: Livakoviç, Vrsaljko, Llovren, Vida, Gvardiol, Modriç, Kovaçiç, Brekalo (Ivanusec 46’), Kramariç (Vllashiç 62’), Perishiç dhe Rebiç (Petkoviç 46’).
Republika e Çekisë: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Holes (Kral 63’), Soucek, Masopust (Hlozek 63’), Darida, Jankto (Sevcik 74’) dhe Schick (Krmencik 75’).
73’ Vllashiç nga rreth 12-13 metra i pafat, gjuajtja e tij shkon jashtë portës.
71' Perishiç bën presion në drejtim të portës çeke.
69' Kroacia është në presion të rezultatit.
67' Ndeshje e luftuar, të dy Kombëtaren duan fitoren.
Kroacia – Republika e Çekisë 1:1
Stadiumi "Hampden Park" në Glasgou.
Gjyqtar: C. del Cerro (Spanja).
Shënues: Perishiç (47’)- Schik (36’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Llovren - Masopust.
Kroacia: Livakoviç, Vrsaljko, Llovren, Vida, Gvardiol, Modriç, Kovaçiç, Brekalo (Ivanusec 46’), Kramariç (Vllashiç 62’), Perishiç dhe Rebiç (Petkoviç 46’).
Republika e Çekisë: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Holes (Kral 63’), Soucek, Masopust (Hlozek 63’), Darida, Jankto dhe Schick.
61' Kroatët po luftojnë me mish e më shpirt, në kërkim të golit.
59' Kroacia ka shtuar presionin.
56' Jakub Jankto pati rast por pa sukses.
55’ Çekia po tregon lojë të shpejtë, ndërsa kroatët kërkojnë golin e epërsisë.
Kroacia – Republika e Çekisë 1:1
Stadiumi "Hampden Park" në Glasgou.
Gjyqtar: C. del Cerro (Spanja).
Shënues: Perishiç (47’)- Schik (36’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Llovren - Masopust.
Kroacia: Livakoviç, Vrsaljko, Llovren, Vida, Gvardiol, Modriç, Kovaçiç, Brekalo (Ivanusec 46’), Kramariç, Perishiç dhe Rebiç (Petkoviç 46’).
Republika e Çekisë: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Holes, Soucek, Masopust, Darida, Jankto dhe Schick.
52' Soucek nga 20 metra dërgon gjuajtje të fortë e përtokë dhe jashtë shtyllë së djathtë pingule.
47' Ivan Perishiç me vetëmohim të pashoq futet në 16-sh dhe me goditje të fortë mposht portierin Vaclik. Kroaci - Çeki, 1:1.
46' Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë. Republika e Çekisë po luan më mirë në pjesën e parë të takimit.
Çekia avancon përmes penalltisë. Në minutën e 34-të, Llovren shkakton penallti, pasi që e goditi me bërryl një lojtar rival.
Gjyqtari pasi e shikoi sistemin VAR akordon penallti për Çekinë.
Kroatët protestojnë, nuk pajtohen me vendimin por e kot. Futbollisti Patrik Schik u tregua i saktë nga penalltia, 0:1 në minutën e 36-të.
Ante Rebiç në minutën e 39-të, del i vetmuar dhe në vend portës gjuan jashtë saj, huq një rast ideal.
Kroacia – Republika e Çekisë 0:1
Stadiumi "Hampden Park" në Glasgou.
Gjyqtar: C. del Cerro (Spanja).
Shënues: Schik (36’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Llovren.
Kroacia: Livakoviç, Vrsaljko, Llovren, Vida, Gvardiol, Modriç, Kovaçiç, Brekalo, Kramariç, Perishiç dhe Rebiç.
Republika e Çekisë: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Holes, Soucek, Masopust, Darida, Jankto dhe Schick.
42' Kroacia as në tokë as në qiell.
39' Ante Rebiç i vetmuar dhe në vend portës gjuan jashtë saj, huq një rast ideal.
37’ Patrik Schik shënon nga penalltia, 1:0 për Çekinë.
35’ Llovren shkakton penallti. Gjyqtari pasi e shikoi sistemin VAR akordon penallti për Çekinë. Kroatët protestojnë, por gjyqtari nuk luhatet.
32' Kroacisë i duhet fitorja si kurrë më parë.
30' Kroacia po luan më mirë por e frytshme në vijën e sulmit.
26' Lojë me ritëm nga të dy palët.
24' Perishiç godet bukur nga 14 metra por nuk befasohet Vaclik.
21' Portieri Vaclik i pasigurt, godet topin dhe qëllon Rebiçin, gati sa u fut në rrjetë, fatmirësisht për Çekinë shkoi mbi portë.
20' Çekia shumë e rrezikshme me kundërsulme.
17' Kroacia paksa e frikësuar. Kroatët nuk po tregojnë aq siguri në mbrojtje.
13' Lojë e hapur, të dy palët po tentojnë të shënojnë.
10' Llovren gjuan nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra por larg mbi portë.
8' Kroacia gradualisht po e merr kontrollën e lojës.
6' Kroacia është në presion të madh, çekët shumë të mirë.
Kroacia – Republika e Çekisë 0:0
Stadiumi "Hampden Park" në Glasgou.
Gjyqtar: C. del Cerro (Spanja).
Kroacia: Livakoviç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol, Modriç, Kovaçiç, Brekalo, Kramariç, Perishiç dhe Rebiç.
Republika e Çekisë: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Holes, Soucek, Masopust, Darida, Jankto dhe Schick.
4' Çekia po sulmon.
3' Pritet lojë me ritëm, Kroacia kërkon që të sulmojë.
1' Fillon ndeshja.
Futbollistët dalin në fushë, intonohet himnet.
Kombëtarja e Kroacisë është në presion të fitores, sepse çdo rezultat tjetër mund të rrezikojë që të eliminohet.
Kroatët kanë sprovë të vështirë, të cilët ndeshen me Republikën e Çekisë.
Çekia është më e qetë për faktin ka një fitore.
Kroacia – Republika e Çekisë.
Kroacia: Livakoviq, Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Modriç, Kovaçiç, Perishiç, Kramariç, Brekalo dhe Rebiç.
Republika e Çekisë: Vaclik, Boril, Celustka, Kalas, Coufal, Soucek, Holes; Jankto, Darida, Masopust dhe Schick.