Ylli i Danimarkës, Christian Eriksen është liruar nga spitali.
Eriksen, i cili pësoi arrest kardiak në fushë javën e kaluar në takimin ndaj Finlandës, është liruar sot nga spitali Rigshospitalet, ka njoftuar Federata e Futbollit të Danimarkës.
Lojtari sot ka vizituar bashkëlojtarët në Helsingor, nga ku do të bashkohet me familjen e tij.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/18/auto_E4LO6B1WEAAJz1l1624033685.jpg)
“Faleminderit për urimet e shumta. Operacioni kaloi me sukses dhe unë jam mirë duke pasur paraysh rrethanat. Ishte shumë mirë t’i takoja lojtarët pas ndeshjes së jashtëzakonshme mbrëmjen e kaluar” – shkroi ai.