Zlatan Ibrahimoviç është operuar sot në Romë në gjurin e tij pas dëmtimit në sfidën ndaj Juventusit ku triumfuan me rezultatin 0-3 në stadiumin “Allianz” të Torinos.
Lajmin e ndërhyrjes kirurgjikale të Ibrahimoviç e ka bërë vetë publike klubi i Milanit me anë të një komunikate zyrtare. Në komunikatë thuhet se sulmuesi suedez ndihet mirë dhe do të nisë menjëherë fazën e rehabilitimit.
Faza e rikuperimit të bomberit suedez pritet të zgjasë dy muaj dhe do të jetë i gatshëm për Piolin për fillimin e sezonit të ri.
“Klubi i Milanit komunikon se Zlatan Ibrahimoviç i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e majtë në spitalin ndërkombëtar të Romës. Ibrahimoviç ndihet mirë dhe se do të nisë menjëherë fazën e rehabilitimit"., njofton Milani.