Shkëlzen Ruçi mbyll aventurën e tij në Kosovë tek ekipi i Gjilanit.
Ish portieri i Elbasanit, Bylisit dhe Luftëtarit, me të cilin mori pjesë edhe në Kupat e Europës, ka bërë të ditur vendimin e tij me një status në rrjetin social Facebook, ku shpreh falënderimin e tij për drejtuesit dhe skuadrën e Gjilanit.
Me shumë gjasa, 28-vjeçari do ta vijojë karrierën e tij në Kategorinë Superiore, ku mësohet se janë dy skuadra që kanë shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e gardianit.
Përgjatë dy sezoneve në Kosovë, Ruçi mbrojti portën e skuadrës së Kosovës, duke treguar edhe aftësitë e tij.