Burhan Aliji ka nënshkruar me skuadrën e njohur të Sileksit nga Kratova, e cila sivjet do ta përfaqësojë Maqedoninë në Europë.
Mesfushori i njohur nga Kumanova nga Ohrid kaloi te Sileksi, i cili në sezonin e ri do të luaj në ligën e dytë-grupi i perendimit.
Aliji me Ohridin për pak nuk ia dolën që të hyjnë në elitën e futbollit vendor pasi në ndeshjen e barazhit u mposhtën nga Renova në penallti.
Nëse nuk ia doli me Ohrid-in, atëherë këtë me siguri do ta bëj me Sileksin, i cili pritet të rikthehet pas një sezoni drejt në ligën e parë.
Aliji deri tani ka luajtur për Bashkimin, Milanon, Shkëndijën, Dritën e Bogovinës, Gostivarin, Lirinë e Prizrenit, Vëllazërimin, Euromilkun, Teteksin dhe së fundmi ishte pjesë e Ohrid-i.