Deri sa Kombëtarja e Belgjikës është duke zhvilluar paraqitje fantastike në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, Adnan Januzaj ka vendosur të frekuentojë kafiterit e Prishtinës.
Januzaj, i cili pas një sezoni dëshprues me Real Sociedadin nuk u ftua nga Roberto Martinez për Kampionat Evropian, është kthyer në Kosovës për të shijuar kohën e lirë.
Futbollisti nga origjinë nga Istogu është fotografuar të premten në një nga lokalet e kryeqytetit së bashku me ish-gazetarin e sportit, Maliq Buzuku.

Januzaj (26-vjeçar) vite më parë e ka refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë, teksa edhe tentimet e Përfaqësueses së Kosovës për ta ofruar në ekip kanë qenë të kota.