Sot zhvillohen tri ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.
Hungaria dhe Franca do ta zhvillojnë ndeshjen e parë, në ora15:00.
Një fitore eventuale do ta kualifikonte tutje Francën në fazën e eliminimit. Hungaria ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 3 me 0 nga Portugalia, kurse Franca e mposhti Gjermaninë.
Këto pritet të jenë formacionet e këtij takimi.
Hungaria: Gulacsi; Botka, Orban, At.Szalai; Lovrencsics, Schafer, Kleinheisler, Nagy, Fiola; Sallai, Ad.Szalai
Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Pogba, Kante, Rabiot; Griezmann; Mbappe, Benzema