Xhaka lëviz, në vetën e parë: “Më lini të shkoj te Roma”. Ai i kërkoi Arsenalit, i cili vazhdon të ngulmojë për 20 milionë euro, plus shpërblime për ta liruar, falë një marrëveshje të nënshkruar me Tiago Pinto.
Bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare, me 2.5 milionë euro në sezon.
Xhaka e ka kuptuar që thirrja e Mourinhos është një mundësi e pashmangshme për të rinisur pas një periudhe të palumtur si për të, ashtu edhe për Arsenalin.
Ndërkohë, me flokët e reja të zbardhura (bjond), ai shijoi atmosferën e stadiumit Olimpik me kombëtaren e Zvicrës. Nuk ishte një mbrëmje shpërblyese, por më pak e keqe sesa mund të duket, të paktën në nivelin personal. Në të vërtetë, shifrat tregojnë se Xhaka, në dy ndeshjet e para të Europianit bëri punën për të cilën paguhet: 136 pasime të sakta nga 149 (92%), 14 topa të rikuperuar.
Ai është një mesfushor gjeometrik dhe inteligjent, i mirë në ndërtim dhe shkatërrim, shumë fizik në dyluftime. Graniti nuk është një përbindësh i shpejtësisë, por as statik.
Ai deri më tani ka udhëtuar mesatarisht 10.1 kilometra për ndeshje. Kombinuar me një mesfushor dinamik, si Veretout, ai mund të integrohet në mënyrë perfekte te Roma.