Drita i ka siguruar shërbimet e mbrojtësit 23 vjeçar nga Feronikeli, Prince Balde.
Balde është transferimi i radhës i “bardhëekaltërve” të cilët janë klubi më aktiv në merkato deri më tani.
Balde do të prezantohet së shpejti te Drita, shkruan Zëri. Drita ka kompletuar disa transferime deri më tani, të gjitha nga Trepça ’89 dhe Feronikeli.
Përparim Islami, Arbnor Muja, Muharrem Jashari dhe Marko Simonovski janë lojtarët që janë transferuar deri më tash te Drita.