Laçi mbetet një nga ekipet shqiptare më aktive në merkato, teksa trajneri Shpëtim Duro dulet se do të ketë një organikë të kënaqshme për Kupat e Europës, por edhe për kampionatin e sezonit të ardhshëm. Kështu, mbrëmjen e djeshme, kurbinasit kanë prezantuar afrimin më të fundit.
Fjala është për një sulmues, i cili quhet Dejan Zarubica. Ky i fundit është 28-vjeçar dhe është nga Mali i Zi, ndërkohë që ishte pjesë e Budoçnostit me të cilën sezonin e kaluar u shpall edhe kampion teksa realizoi tetë gola. Kështu, te Laçi kanë pritshmëri të larta për sulmuesin e sapoafruar, ndërsa mbetet të shihet nëse Zarubica do t’i përmbushë ato.
Njoftimi i Laçit:
Zyrtarizohet goditja e radhës në familjen bardh e zi !! Dejan Zarubica është pjesëtari më i ri i familjes tonë duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare pas përfundimit të bashkëpunimit si kampion me ekipin e Buduçnost!.