Austria beson te kualifikimi, Lazaro i lënduar

Futboll

Austria beson te kualifikimi, Lazaro i lënduar

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:37
Austria beson te kualifikimi, Lazaro i lënduar

Austria beson te kualifikimi në fazën e 1/8-ave, pasi ka nevojë për të paktën një pikë ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të grupit, megjithatë trajneri Franco Foda ka humbur një nga 26 futbollistët e grumbulluar.

Bëhet fjalë për mesfushorin anësor të Interit, Valentino Lazaro, i cili luajti disa minuta në pjesën e dytë ndaj Holandës, por ka pësuar një dëmtim muskulor dhe ka mbyllur para kohe aventurën e tij në Kampionatin Europian.

Lajmin e ka dhënë vetë Federata Austriake e Futbollit,

Federata sqaron se dëmtimi nuk do të lejojë më Lazaron të japë kontributin në Europian, ndaj mesfushori në pronësi të Interit është larguar nga grumbullimi për të nisur rikuperimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat