Jadon Sancho nuk ka marrë ende minuta në EURO 2020 me Anglinë, por kjo nuk ndikon aspak te dëshirat e Manchester United për ta transferuar.
Nga ana tjetër edhe Borussia Dortmund nuk i ul kërkesat financiare. Së fundmi nga Gjermania raportohet se “Djajtë e kuq” e kanë bërë një ofertë fillestare për sulmuesin anësor.
Dortmund kërkon 95 milion euro plus bonuse dhe nuk ka asnjë ulje. Verdhezinjtë kanë piketuar edhe pasuesin e Sancho, Noni Madueke, i cili luan me PSV në Holandë.
Borussia Dortmund ndërkohë i ka dhënë United kohë për të plotësuar kërkesat e tyre. Deri më 15 korrik anglezët duhet ta ndajnë mendjen nëse do e blejnë apo jo Sanchon.
Pas asaj date gjermanët e llogarisin pjesë të ekipit për sezonin e ardhshëm.