Lokomotiva e Zagrebit i ka gjithnjë dyert e hapura për futbollistët shqiptarë teksa numri i tyre në këtë skuadër ka qenë gjithnjë i konsiderueshëm. Aktualisht, në këtë ekip bëjnë pjesë Çokaj, Kallaku dhe Marku.
Një meritë për katë e ka edhe Besnik Prenga, i cili bën më së miri ndërmjetësin.
Së fundmi, për emisionin Sport Magazine, Prenga thekson se nuk e di saktësisht numrin e shqiptarëve te Lokomotiva Zagreb.
“Më vjen mirë që nuk e di numrin e shqiptarëve te Lokomotiva pasi as unë vetë nuk e di. Mendoj se Kroacia nuk e tregoi veten ashtu siç opinioni e priste”, u shpreh Prenga.