Malisheva vazhdon kontratën me trajnerin Thaçi dhe tre yjet e saj

Futboll

Malisheva vazhdon kontratën me trajnerin Thaçi dhe tre yjet e saj

Nga: N. H Më: 19 qershor 2021 Në ora: 14:21
Arsim Thaçi

Klubi i futbollit Malisheva, ka marrë vendim që t’ua zgjasë kontratën trajnerit Arsim Thaçi, dhe tre futbollistëve.

Bëhet fjalë për Caner Gzimin, Jetmir Kacolin dhe Liman Morinën të cilët kanë vazhduar kontratën me Malishevën.

Ja njoftimi i klubit:

FC Malisheva është e lumtur të prononcoj se ka nënshkruar kontratë të re me trajnerin Arsim Thaçi për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Arsim Thaçi është njeriu që krijoi legasinë e tij me FC Malishevën, me ardhjen e tij sezonin e kaluar, ai solli një përvojë të nivelit elitar në menaxhimin e klubit duke e promovuar klubin në Superligë. Solli një shpirt ekipor dhe tregoi se si lojtarët e zakonshëm, në përpjekje të përbashkëta arrijnë rezultate të jashtëzakonshme.

Përpos me trajnerin, klubi sot nënshkroi kontratë edhe me lojtarët Caner Gzimi, Jetmir Kacoli dhe Liman Morina. Janë këta lojtarë që i sjellin lojës emocion, shpejtësi dhe fuqi, duke e ngritur çdo lojë deri në limite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat