Arbër Çyrbja është futbollisti më i ri i KF Egnatias.
Njoftimi për transferimin e tij te skuadra shqiptare, u bë gjatë ditës së sotme nga klubi.
Ish-futbollisti i Gjilanit ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën shqiptare.
Kujtojmë se skuadra nga Rogozhina u rikthye në Superioren e Shqipërisë pas 16 vitesh, duke e mbyllur sezonin e fundit në pozitën e parë të Grupin B, në Kategorinë e Parë.