Inter dhe Sportingu i Lisbonës kanë ndërprerë negociatat për transferimin e Joao Marios në klubin portugez.
Shkak është bërë oferta shumë e ulët e klubit luzitan për kartonin e mesfushorit dhe tani zikaltrit janë duke konsideruar oferta të tjera.
Joao Mario u rikthye verën e kaluar te Sportingu i Lisbonës në huazim me të drejtë blerjeje për 7.5 milionë euro, por klubi portugez vendosi të ofrojë vetëm 5 milionë euro për kartonin e tij dhe Interi refuzoi prerazi, duke ndërprerë negociatat.
Për mesfushorin kanë shfaqur interes edhe klube si Villareal e Nice, por zikaltrit pritën fillimisht ofertën e Sportingut dhe tani kanë nisur të negociojnë për të shitur përfundimisht Joao Marion, i cili peshon rreth 7 milionë euro në bilanc.