Denzel Dumfries raportohet se ka tërhequr vëmendjen e Bayern Munichit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë po shfaq ndeshje të mira me Holandën në “Euro 2020”, duke shënuar dy gola në dy ndeshje.
Në kontratën e tij me PSV Eindhovenin, raportohet se ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë eurosh.
Kjo është një shumë e vogël në rrethana normale, por mbetet të shihet nëse do të këtë ofertë, pasi tani Bayerni besohet se nuk dëshiron të shpenzojë shumë.
Dumfries është idealisht i përshtatshëm për kërkesat e trajnerit të ri të “Bavarezëve”, Julian Nagelsmann, pasi ai luan mirë edhe në një skemë me tre mbrojtës qendrorë.
Ndryshe, Denziel Dumfries ka kontratë të vlefshme me PSV-në deri më 2023.