Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Goran Pandev, mungoi në stërvitjen e dytë në kompleksin e stërvitjeve të Ajaksit, ndërsa arsye për këtë është lëndimi i marrë para ndeshjes me Ukrainën në Bukuresht. Stafi teknik informoi se Pandevi edhe përballjen me Ukrainën e ka zhvilluar nën ndikimin e injeksioneve, dhe se kjo është arsyeja e vërtetë për mungesën e tij nga stërvitja e fundit, në të cilen kishte edhe disa futbollist, të cilët me lejet të stafit teknik zhvilluan stërvitje më të lehta.
“Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll është duke zhvilluar stërvitjen në pjesën e kompleksit të skuadrës holandeze të Ajaksit. Kjo është stërvitja e dytë e plotë të cilët i ka në dispozicion trajneri Igor Angellovski.”
Në stërvitjen e dytë në Amsterdam, nën regjim të posaçëm u stërvitën edhe Stefan Ristovski, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Darko Velkovski, të cilët ishin edhe ndër futbollistët më të mirë në dy sfidat e zhvilluara në “EURO 2020”.
“Të gjithë mezi presin sfidën e fundit në kuadër të Grupit C, kundër kombëtares së Holandës, e cila më ka siguruar kualifkimin në raundin tjetër.”
Të përzgjedhurit e Igor Angellovskit, gjatë ditës së diel do të zhvillojnë stërvitjen e zyrtare në Arenën “Johan Krojf”, para sfidës me Holandën, më 21 qershor në orën 18.00. Njëkohësisht për Maqedoninë do të jetë ndeshja e fundit në “EURO 2020, pasi që me fitoren e Holandës ndaj Austrisë me 2-0, “verdhekuqtë” mbeten pa asnjë gjasë për kualifikim në fazën e dytë të “EURO 2020".
Nga Amsterdami Mahir Thaçi, Alsat.m.