Skënderbeu blindon portën, firmos për një vit me 28-vjeçarin elbasanas!
Skënderbeu blindon portën për sezonin e ri.
Pas akordit me Shkëndijën e Tetovës për zgjatjen e huazimit për Bekim Rexhepin, sot klubi korçar ka arritur marrëveshjen me portierin elbasanas, Shkëlzen Ruçi, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Gjilanit në Superligën kosovare.
Më herët Ruçi ka luajtur me Elbasanin, Luftëtarin dhe Bylisin në Superiore. Portieri ka firmosur për një vit me Skënderbeun dhe lajmin për “Panorama Sport” e konfirmojnë burime zyrtare në klub dhe vetë elbasanasi. Ky është afrimi i dytë I Skënderbeut pas mesfushorit brazilian që luante në Portugali, Murilo Rosa.