I kontaktuar nga e përditshmja katalanase “Sport”, Ronald Kuman, trajneri i Barcelonës dhe ish-tekniku i Holandës, ka konfirmuar se bomberi i “Tulipanëve”, Memfis Depai do të luajë për të sezonin e ardhshëm.
“Memfis është yni.
Vërtet nuk është mbyllur ende, por mungojnë vetëm firmat dhe ato do të vijnë shumë shpejt. Vajnaldum te PSG-ja?
Është një mëkat i madh për ne. Ishte një lojtar që do të na ishte dashur shumë te Barcelona, por ndoshta PSG-ja do ta ketë joshur me më tepër para sesa ne”, tha Kuman.