Franca nuk arriti të arkëtojë më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Hungarisë.
Ndeshja e parë e xhiros së dytë të Grupit F mes Francës dhe Hungarisë nuk prodhoi fitues, ku të dy kombëtaret barazuan me rezultat 1:1, duke ndarë pikët e barabarta në “Puskas Arena” të Budapestit.
Me vetëm një pikë të arkëtuar sot, Franca tani lëviz në pozitën e parë në “Grupin e Vdekjes” me gjithsej katër pikë, ku lë pas Portugalinë në pozitën e dytë me tre pikë, por me një ndeshje më pak.
Pas pak minutash pritet të filloj edhe ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Grupin F, ku Portugalia do të udhëtojë për në Munih, për tu përballur kundër Gjermanisë.
Më poshtë e gjeni renditjen momentale të Grupit F.
Grupi F
1.Franca – 2 ndeshje – 4 pikë
2.Portugalia – 1 ndeshje – 3 pikë
3.Hungaria – 2 ndeshje – 1 pikë