Kombëtarja e Francës është ndalur befasisht me një barazim 1-1 nga Kombëtarja e Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin F të Kampionatit Evropian Euro 2020.
Ishte kjo një paraqitje dinjitoze e Hungarisë duke e ruajtur epërsinë deri në minutën e 66’ kur Griezmann barazoi rezultatin, përcjellë KosovaPress.
László Kleinheisler u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Grupi F që po konsiderohet me të drejte si grupi i vdekjes vazhdon tani me ndeshjen derbi ndërmjet Portugalisë dhe Gjermanisë nga ora 18:00.